NJOFTIM ZYRTAR

Vendoset masa e sekuestros preventive mbi një automjet

Në kuadër të procedimit pasuror nr.02 të vitit 2022 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan me kërkesë për vendosjen e sekuestros preventive të automjeti tip Lamborgini Hurrcan në përdorim të shtetasit M.K.
Nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan me vendimin nr.553, datë 13.07.2022 është pranuar kërkesa e Prokurorisë prane Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan duke vendosur sekuestro preventive ndaj automjetit tip Larmborgini Hurrcan, me targa të huaja i blerë jashtë shtetit me një shumë të konsiderueshme të hollash dhe personat që e kanë në përdorim dyshohet të përfshirë në aktivitet kriminal jashtë vendit në fushën e narkotikëve.
Masa e sekuestros preventive është vendosur në kuadër të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, neni 11.