Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e ka cilësuar Reformën në Drejtësi si më të suksesshmen në Shqipëri.

Çuçi: Askush nuk e ndalon Prokurorinë të hetojë. PS nuk i është bërë mburojë askujt deri më sot dhe nuk do t’i bëhet. Është një moment shumë i mirë që ne të bëjmë një bilanc të reformës më të rëndësishme të një shoqërisë siç është Reforma në Drejtësi.

Është marrë me seriozitet që ditën e parë nga maxhoranca jonë, është mbështetur nga partnerët që na asistojnë në ngritjen e institucioneve dhe e kundërshtuar herë haptas, herë nën rrogoz nga eksponentë të opozitës. Reforma në Drejtësi, si më e madhja për një shoqëri duhet parë si një mozaik të cilit duhet t’i largohesh pak për të parë se çfarë efektesh ka dhe si është ndërtuar deri në këtë moment.

Në një bilanc 5 vjeçar është një nga reformat me rezultatet më të jashtëzakonshme për Shqipërinë.

Për herë të parë të realizohet procesi i vetingut. Së dyti janë krijuar dhe janë tërësisht funksionale institucionet e reja, KLGJ, KLP, ILD dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Është ngritur një strukturë për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.