Autoriteti Rrugor Shqiptarë pritet të hapë këtë muaj garën për ndërtimin e kilometrave të parë të zgjerimit të rrugës Elbasan –Qafë Thanë.

Fondi i vënë në dispozicion për 8 km do të jetë 3 mld lekë. Kjo rrugë e fillimisht u tha se do të behët me tre korsi, por kreu I autoritetit rrugorë thotë se planet janë të zgjerohet me 4 korsi. Sipas Evis Berberit, qëllimi është që të ndërhyhet një herë e mirë, për të përballuar fluksin e automjeteve dhe më pas fokusi të jetë për mirëmbajtje, pasi kemi të bëjmë me portën hyrëse të lindjes.

Në jemi në fazën përfundimtare të projektit. Mendojmë që këtë rrugë të bëjmë me 4 korsi, pasi duam që të përballojë fluksin e automjeteve I cili është rritur ndjeshëm. Procedurën mendojmë ta hapim brenda muajit qershor. Ne e vijuam më tej projektin me qëllim që ti japim më shumë jetëgjatësi hyrjes më të madhe të lindje të vendit. Është e nevojshme që të bëhen investime të mirëmenduara. Nuk pritet të kemi cënim të objekteve që janë buzë rrugës –sqaroi Berberi.