Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka raportuar mbi situatën e zjarreve në ishullin e Sazanit.

Me anë të një postimi në Facebook, Peleshi bën me dije se situata është ende kritike.

Sipas tij, tymi i krijuar nga flakët, rrezikon qëndrimin në këtë zonë.

Ai thotë se në aksionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar pjesëtarë të Flotiljes Detare në Pashaliman, efektivë të Forcave Speciale, zjarrfikëses së Vlorës dhe vullnetarë.

Postimi i Niko Peleshit:

Prej orëve të para të ditës ka rinisur puna për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit. Situata vijon të jetë kritike, pasi flakët përhapen për shkak edhe të erës. Është shtuar numri i efektivëve që janë angazhuar në aksionin e shuarjes së zjarrit, me pjesëtarë të Flotiljes Detare në Pashaliman, efektivë të Forcave Speciale, zjarrfikëses së Vlorës dhe vullnetarë.  Tymi i krijuar rrezikon qëndrimin në zonë, ndërsa përpjekjet po vijojnë për të mbajtur situatën nën kontroll .