Muaji Korrik u mbyll me shifra alarmante sa I takon personave të prekur nga Covid-19. Rreth 750 raste u konfirmuan vetëm gjatë këtij muaji. Edhe pse me numër më të ulët të të infektuarve sërisht muaji Gusht vijon të ketë raste të konfirmuara me koronavirus.

Rastet janë riinfektime dhe klinikisht janë më të lehta dhe të infektuarit testohen pas rekomandimi nga mjeku i familjes. Shqetësuese situata mbetet sa I takon moshave pediatrike në Elbasan, pasi më variantin e ri Omicrom rezultojnë të prekur moshat e vogla. Nga ana e tyre shumë qytetarë koshientë për rikthimin e infektimeve masive shprehen për Egnatia News se rastet e reja janë nga mosvlersimi i sëmundjes dhe papërgjegjshmeria e të infektuarve, pasi dhe pse të sëmure dalin në qytet në ambiente të populluara. Aktualisht në qarkun e Elbasanit janë të infektuar me koronavirus 118 persona.

Lidhur me rritjen e numrit të rasteve të reja që janë duke u shfaqur komitetit Teknik te eksperteve iu bën thirrje qytetarëve të marrin dozën e tretë të vaksines anti-Covid.

Sipas statistikave zyrtare pacientët e shtruar në spital gjatë këtij muaji janë persona që kanë bërë vetëm dozën e parë të vaksinës ose janë fare të pavaksinuar. Doza e tretë e vaksinës konsiderohet e domosdoshme për moshat 60 vjeç e lart në parandalimin e infektimit./egnatia news