Qe prej dates 21 qeshor e deri me tani ne qytetin e Gramshit jane evidentuar 32 raste me Covid-19 nga 68 persona te testuar. Ne rrethin e Gramshit fluksi i personave te prekur me Covid-19 ka pasur shtrirje jo vetem ne qytet por edhe ne Njesi Administrative, Shefi i Epideiologjise te spitalit te Gramshit Hyqmet Ibrushi shprehet se te infektuarit me Covid-19 kane bere 1 deri ne 2 vaksina dhe pjesa tjeter nuk jane te vaksinuar.

Gjate vitit te kaluar rrethi i Gramshit ka pasur mbi 9 vatra infektimi me Covid-19 dhe humben jeten mbi 18 persona te moshave te treta dhe te dyta. Rreziku i infektimit nga Covid-19 po njeh rritje per arsye se qyteti i Gramshit ka ende vatra infeksioni se ende nuk jane zhdukur, keto vatra jane ne qytet dhe ne Njesi Administrative.