Një 48-vjeçar në Tiranë ka tentuar që me makinën e tij, të përplasë bashkëshorten, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Bëhet me dije se policia po punon punojnë për kapjen e shtetasit Rakip Mecaj, 48 vjeç, pasi ka tentuar të dëmtojë gjatë drejtimit të automjetit, bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit R. M., 48 vjeç, pasi ka tentuar të dëmtojë gjatë drejtimit të automjetit, bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia