Të siguruarit e ngrohjes këtë vit duket se do të jetë sfidë për qytetarët elbasanas. Teksa çmimet e shumë produkteve dhe shërbimeve në vend vijojnë të rriten, duket se të njëjtin fat kanë dhe çmimet për lëndët drusore. Qytetarët në Elbasan  po përballen me rritjen e vazhdueshme të çmimit të druve për ngrohje.

Aktualisht çmimi për m2 shkon nga 6 000  deri në 8.000 lekë për meter kub, rreth  2000 lek më shumë se një vit më parë.Shkak për rritjen e çmimit këtë vit sipas tregëtarëve është mungesa e lendës së parë në vendin tonë. Qytetarët thone se këtë vit e kanë të pamundur që të sigurojnë nje ngrohje me dru zjarri për dimër pasi I kushton më lire të ngrohen me energji elektrike se sa të blejnë 1m2 dru.

Nisur nga situata e këtij viti me çmimin e lartë të druve të zjarrit pak ditë më parë bashkia e Elbasanit njoftoi se do të shiste me gjysëm çmimi drutë e bashkisë për familjet në nevojë por bazuar në informacionet që Egnatia news disponon rezulton se lajmi mund te jete  sa për sy e faqe .Nisur nga mungesa ne treg e lendes drusore  si dhe percaktimi I kufizuar I fashave perfituese nga  “skema” e bashkise dyshimet jane se abuzimi do te ndikoje edhe me tej ne rritjen e çmimit dhe pabarazise per shkak kjo edhe te informalitetit qe ekziston ne treg. Lind pyetja: – A ka bashkia Elbasan sasine e premtuar te druve dhe a garanton kjo mos prekjen e konkurences duke renduar xhepat e atyre qytetareve qe deklarojne te ardhura sipas ligjit./Egnatia news