Valës së shtrenjtimeve, përveç energjisë elektrike dhe produkteve tjera në këtë kohë iu shtua edhe rritja e tarifave të ujit. Qe nga fillimi I ketij muaj qytetaret do te paguajne me shume ne tarifen e ujit te pishem.
Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë miratoi tarifat e reja, sipas të cilave çmimi i ujit për konsumatorët është rritur me 500 lek te vjetra. Te pyetur qytetaret lidhur me rritjen e cmimit te ujit ata shprehen per Egnatia News se pagat e tyre mujore jane teper te vogla per te perballuar rritjen e tarifes se ujit, pasi cdo sherbim apo produkte ka vajtur ne cmime stratosferike. Me te rrezikuar jane pensionistet pasi te ardhurat e tyre jane teper te ulta. Qytetaret shprehen se qeveria duhet ta vej doren e zemer dhe te mendoje per popullin I cili po kalon ditet e tij me te veshtira.
Ndonese qyetaret nuk deshirojne nje tjeter rritje te tarifes se ujit te pishem, Enti ka miratuar kërkesën për rritjen edhe të tarifës fikse që paguajnë të gjitha kategoritë, ku cmimi mbetet I njejte si per bizneset dhe qytetare te thjeshte.