Rritja e çmimeve ka prekur çdo produkt qofte ai ushqimor apo jo. Ndër produktet e para që njohën rritje, madje dyfishim të çmimit ishin inputet bujqësore. Pa një mbështetje financiare nga shteti fermerët u përballen me çmime të kripura ndaj shumë prej tyre në Elbasan këtë vit hoqën dorë nga punimi dhe plerosja e sipërfaqeve të mbjella.

Edhe pse janë të vetëdijshëm se kjo do të ndikojë të prodhimet e këtij viti nuk kanë zgjidhje tjetër. Duke qenë se me bujqësi merren kryesisht pensionistët ankohen se me pensionet që marrin e kanë të pamundur të përballojnë 7-fishimin e çmimeve.

“Janë rritur shumë, nga ureja, dapi janë rritur 7 fishin unë me burrin nuk e përballoj dot pasi marr pension 150 mijë lekë. Të paguaj , drita, ujë, të paguaj taksat, nuk jetojmë dot kështu skemi asnjë të ardhur”, tha gruaja

“Nuk kemi mundësi t’i blemë me atë pension që unë kam është e pamundur” u shpreh fermeri.

Një nga tregtuesit e inputeve bujqësore në Elbasan  thotë se rritja e çmimeve është e ndikuar nga tregu global. Është fakt se fermerët këtë vit kanë reduktuar sasinë e plehrave kimikë të blerë.

“Rritja e çmimeve janë në rang global. Gjithë produktet bujqësore janë rritur dhe kjo frenoi edhe përdorimin e tyre në bujqësi. Vështirësia ëhstë tek rritja e çmimeve të këtyre produkteve bujqësore”, u shpreh një tregtar.

Prej disa ditësh qytetarët janë ngritur në protestë për rritjen e çmimeve. Mes kërkesave të tyre në  një nga pikat kërkohet mbështetje për bujqësinë, e cila vit pas viti po tkurret. Në një kohë kur në vendin tonë nuk mungojnë sipërfaqet fushore për të mbjelle grurë lënia e tyre dierrë bën që të varemi nga importi.