Njohja me dosjen hetimore nga ana e avokatëve mbrojtës ka qenë arsyeja e shtyrjes për të dytën herë Brenda javës të seancës gjyqsore të zhvilluar në gjykatën e Elbasanit ndaj Arbër Paplekajt dhe të tjerëve.
Avokatët kanë kërkuar të njihen me dosjen hetimore mbyllur hetimet, avokatët kanë qenë në grevë duke bojkotuar seancat.
Prokuroria mbylli hetimet më 25 korrik dhe dërgoi për gjykim dosjen e Paplekës, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Pas përfundimit të seancës gjyqsore të drejtuar nga Gjyqtarja Ildush Maliqi, avokati mbrojtës I Paplekajt tha se shtyrjet e njepasnjëshme të seancave nuk e shqetësojnë.
Seanca e rradhes do të mbahet diten e premte.
Vrasja e Pjerin Xhuvanit ndodhi Më 21 prill 2021, rreth orës 14:00 ku Grupi I Mbrojtjes së Votës së Partisë Demokratike pati një përplasje me Pjerin Xhuvanin dhe personazhe të tjerë mbështetës të PS. Lidhur me këtë ngjarje vijojnë të pezualluar nga puna 6 efektivët e forcave Shqiponja si dhe dy ish nëndrejtorët e policisë së elbasanit Niko Palla dhe Albert Nushi./egnatia news