Elbasani është një nga qytetet ku dita ditës po konfirmohen si pozitivë për Covid-19 një numër i lartë qytetarësh. Një rritje e ndjeshme e të infektuarve është vënë re edhe në institucionet arsimore.

Gjatë kësaj jave, ka ardhur duke u rritur gradualisht numri i të infektuarve, ndërsa aktualisht kanë rezultuar pozitivë 20 nxënës dhe 39 mësues. Ndërkohë në gjimnazin “Ahmet Dakli” një klasë është e karantinuar e gjitha pasi 3 prej nxënësve kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë për ditën e djeshme, raste aktive në këtë qark janë 924.

Kapacitetet e spitalit të Elbasanit për të pritur pacientët me koronavirus janë 81 shtretër por me këto ritme ky numër nuk është larg për tu ezauruar.Si pasojë e rritjes së infektimeve po ashtu është rritur edhe numri I testimeve ditore ku ISHP Elbasan bën me dije se gjatë 24 orëve kryehen 120 teste .

Një nga arsyet e rritjes së shpejtë të të infektuarve me Covid-19 në qarkun e Elbasanit dyshohet edhe qarkullimi I versionit të ri të koronavirus. Burime bejne me dije se po ashtu muajin e fundit janë konfirmuar të paktën 4 raste riinfektimesh./Egnatia News