Qytetarët e Elbasanit u bënë sot dëshmitarë të një arrestimi të beftë në qendër të qytetit, kur në prangat e bluve ra shtetasi Thanas Beko, një person me precedent të mëparshëm kriminal.
Burimet zyrtare thonë se Beko para dy ditësh është përfshirë në një konflikt me një person tjetër.
Kujtojmë që në shtator të vitit 2019 Bejko u akuzua për “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Heqja e paligjshme e lirise” e kryer në bashkëpunim, për çështjen e mbajtjes peng dhe dhunimit të taksitit Andi Vyshka, mik i një gjyqtare në Elbasan.
Asokohe Bejko u la në “arrest shtëpie” por u arrestua sërish pak ditë më pas për thyerjen e masës së sigurisë pasi në vend që të qendronte në banesë u konstatua nga policia në një lokal në autostradën Elbasan- Metalurgji ku dhe taksisti Vyshka deklaroi asokohe se e mbajtën peng