Ushtroi dhunë fizike ndaj nënës së tij, vihet në pranga 21 – vjeçari.

Arrestohen në flagrancë dhe 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjëndje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 21 vjeç , banues në Elbasan, për veprën penale ” Dhuna në familje” , pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij.


Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë 3 drejtues mjetesh për veprën penale ” Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

B. Gj. , 64 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij në gjëndje të dehur.

Sh. A., 52 vjeç, banues në Librazhd, dhe S. T., 47 vjeç, banues në Elbasan,
pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar automjetet përkatëse, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.