ELBASAN/ VAZHDON AGRESIVITETI QENVE NDAJ QYTETARËVE
Ende në qytetin e Elbasanit vazhdon agresiviteti i qenve ndaj qytetarëve, ku nuk kanë munguar edhe lëndime. Prej kohësh kjo problematikë e qytetit është vënë në dukje, por deri tani asgjë nuk ka ndryshuar.

Çdo lagje në Elbasan, në orët e vona të mbrëmjes mund të kthehet në një shesh beteje pas sulmeve të qenve ndaj banorëve.
Qytetarët shprehen për Egnatia News se është detyrë e Bashkisë së Elbasanit për të qetësuar situatën, dhe të ndalojë prurjen e qenve nga qytete të tjera drejt Elbasanit. Frikë për ta mbeten fëmijët dhe moshat e treta të cilët mund tē bien pre e agresivitetit të qenve.

Elbasanasit kërkojnë medoemos masa konkrete për të qetësuar situatën ku i bëjnë thirrje Shoqatës për Mbrojtjen e Kafshëve, që ti marrin dhe ti dërgojnë në vendin e caktuar dhe jo ti lenë të enden rrugëve të pastrehë.