“Ndodheni para një rreziku shumë të madh”- Ballkani i Hapur/ Berisha paralajmëron shqiptarët: Do keni kohë të vështira! Është ora për të…

Gjatë promovimit të librit “Kurre mos harro” mbi gjenocidin serb në Kosovë, Berisha tha se është koha dhe ora që shqiptarët të ngrihen dhe tu përgjigjen thirrjeve të miliona shqiptarëve që janë flijuar.

Ai u shpreh se “me klika në pushtet si Rama, me vasalë të Beogradit, shqiptarët do i kenë kohërat e vështira”.

“Interesi rus në Ballkan është Adriatiku, ç’thotë Traktati? Se di! 720 faqe pa lexuar asnjë njeri. Një hordhi shqiptarësh e mbështesin në verbëri të plotë, duke harruar se cilat janë pasojat e tij shkatërrimtare, që s’kanë qëllim tjetër përveç asgjësimit të shtetit të Kosovës dhe spastrimit etnik të Shqipërisë. Ky është një projekt i rrezikshëm për kombin tonë dhe ne duhet ta kapërdimë këtë, të shkelim mbi genocidet, Ora dhe koha fton shqiptarët të mos harrojnë se ndodhen para një rreziku. Thirrja ime është të ngrihemi në lartësinë, tu përgjigjemi thirrjeve të miliona shqiptarëve që ranë, u flijuan, u spastruan që ne të mbijetojmë.

Ne nuk duhet të kemi komplekse, asnjë lloj kompleksi nga askush, s’kemi shpallur ndonjëherë luftë, Kosova, që tani e kërcënojnë me luftë. Me klika në pushtet si Rama me vasalë të Beogradit shqiptarët do i kenë kohërat e vështira. Jam optimist që ky agresion serb ndaj shqiptarëve do mbarojë”, tha Berisha.