DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
-G. S., 59 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-A. B., 41 vjeç, banues në fshatin Labinot, pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin K. Q., 53 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ç., 48 vjeç, pasi në aksin rrugor Cërrik-Belsh, me kamionin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasen D. T., 61 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset:
- K. P., 47 vjeçe, mësuese në një shkollë 9-vjeçare, në qytetin e Elbasanit, pasi dyshohet se gjatë orës mësimore, ka gjuajtur me pëllëmbë, një nxënëse;
-Xh. M., 21 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi pasditen e djeshme, në lagjen “11 nëntori”, dyshohet se ka goditur me send të fortë (shkop gome), një 24-vjeçare, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.