DVP Elbasan
Vihen në pranga 2 shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 53 vjeç, banues në fshatin Drizë, Gramsh, pasi dyshohet se ka hyrë me dhunë në banesën e një të afërmes së tij dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. 53-vjeçari dyshohet gjithashtu, se ka ushtruar dhunë fizike edhe ndaj vajzës së tij të mitur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 67 vjeç, banues në SHBA, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në aksin rrugor “Prrenjas-Pogradec”, është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin N. F. (me dëme vetëm materiale) dhe është larguar nga vendngjarja.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin P. Ç., 30 vjeç, banues në Poliçan, pasi në qytetin e Gramshit, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, me të cilin transportonte kundrejt fitimit, 7 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. 30-vjeçari ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja. Vijon puna për kapjen e tij.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Egnatia news