Nga Msc.Meri Muçelli
Ekonomist
Knd Kontabilist i Miratuar

U bë disa kohë që ekonomia Shqiptare po vuan nga mungesa e fuqisë puntore në disa sektorë kyc të saj.Shkak për këtë mungesë, e ka niveli i lartë i emigrimit vitet e fundit, por edhe faktorë të tjerë të brëndshëm.Emigrimi i popullatës në nivele të larta ka bërë që disa sektorë të ekonomisë të kenë probleme me nevojën që kanë ata për punonjës.
Probleme që kanë sjellë, jo pak ndikim në ecurinë e sipërmarrjes në Shqipëri.Pasojat janë nga më të ndryshmet, që nga tkurrja e tyre, mos realizimi kontratave dhe objektivave në kohë, e deri tek pamundësia për zgjerim të aktivitetit dhe shtimit të investimeve në ndermarrje.Pagat e ulta gjithashtu dhe gjëndja e përgjithshme ekonomike jo e favorshme, ka bërë që individet ta shohin të ardhmen e tyre diku jashtë dhe jo në vëndin e tyre.Pasoja të rënda për ekonominë në tërësi.Pagat e ulta ndër vite, dhe kushtet e punës jo të mira kanë bërë që qytetarët ta shohin diku jashtë të ardhmen e tyre duke qënë se të ardhrurat këtu janë të vogla në krahasim me shtrenjtimin e jetesës.
Filozofia e drejtimit të kompanive në nivelin manaxherial duhet të ndryshojë në menyrë që të mos vazhdojë hemoragjia e punonjësve.
Janë dy grupe punonjësish në një kompani,punonjës të reparteve si dhe administrata. Për të rritur efiçensën në punë si dhe për të parandaluar problemet nga mungesat e punonjësve, nevojiten kushte të mira pune, bonuse, page dinjitoze e cila shkon në nivelin e veshtirësisë së procesit që kryen, evidentim i elementit potencialisht profesionist dhe rekrutimi i tyre.Për punonjësit me rezultate në punë krijimi i mudësisë së karrierës si dhe vlerësimi i vazhdueshëm në rritje pagë, shperblime për rezultate të arritura në punë dhe mundesi promovimi.Elementi profesionist dhe i kualifikuar, duhet mbështetur dhe krijuar kushte qe ai të qëndrojë per një kohë të gjatë në punë dhe jo të largohet.Trajnimet e vazhdueshme të stafit janë një tjetër faktor kyç, që duhet patur parasysh pasi zhvillimi i tregut si dhe automatizimi i proceseve duhet të shoqërohet me trjanime të vazhdueshme.
Analiza periodike e sektorëve të shoqërisë është element kyç për ecurinë e saj dhe duhet bërë me pergjegjësi të lartë nga ana e manaxherëve.
Janë tre sektorët kryesore qe po hasin probleme me mungësen e fuqisë puntore
1-Ndërtimi
2-Turizmi
3-Industria përpunuese
Duhen marë masa sa më parë për ndryshim dhe përshtatje nga ana e shoqërive me këtë realitet te ri.