DVP Elbasan/Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Qafë Thanë-Prrenjas”, ju informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin serb S. M., 50 vjeç, pasi kamioni që drejtohej nga 50-vjeçari, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane U. S., 56 vjeçe. Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën 56-vjeçarja dhe është dëmtuar shtetasi P. K., pasagjer në automjetin që drejtohej nga kjo shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. M., 68 vjeç, pasi dyshohet se gjatë kohës që po kryente punime ndërtimi pa leje, në banesë, për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ka rënë nga lartësia, punonjësi që po kryente këto punime, shtetasi M. P., 40 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 27 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi K. K., 25 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin në një servis automjetesh.Vijon puna për kapjen e shtetasit K. K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.