DVP Elbasan/Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 57 vjeç, banues në fshatin Mollas, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Gostimë-Mollas”, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin R. T., 25 vjeç, banues në fshatin Lumas, Cërrik, këmbësor, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • O. H., 38 vjeç, banues në Belsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
  • A. I., 43 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik, pasi ka goditur me grushte xhaxhain e tij 61 vjeç, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan me iniciativë shtetasin A. F., 60 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka aplikuar për dokument identifikimi (pasaportë), me të dhënat e vëllait të tij.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Ll., 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, automjeti që ai drejtonte ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi E. S., 38 vjeç, pasagjer në këtë automjet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. B., 63 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e Ujësjellësit, është konstatuar se kishte kryer lidhje të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

  • A. O., 38 vjeç, pasi ka kanosur me fjalë një shtetase 50 vjeçe, për motive të dobëta;
  • G. A., 65 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, pasi ka vjedhur një shumë parash, në banesën e një 58-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.