Vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij, për veprën penale “Mashtrimi në kredi”.

Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për krime kundër personit.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mashtrimi në kredi”, shtetasin E. C., 21 vjeç, banues në Elbasan dhe shpallën në kërkim shtetasit E. P., 23 vjeç, banues në Përmet dhe R. K., 22 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke u prezantuar si punonjës të një fondacioni që krijon lehtësira për të marrë kredi, kanë mashtruar shtetasin R. B., 65 vjeç, banues në Elbasan, duke i kërkuar një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale