Home SHOWBIZ “Shihja makthe çdo natë”, këngëtarja ka një mesazh: Pornografia në moshë të...

“Shihja makthe çdo natë”, këngëtarja ka një mesazh: Pornografia në moshë të vogël më ka shkatërruar trurin

17

Këngëtarja e famshme, Billie Elish, ka deklaruar se ka kaluar ankth, pasi është ekspozuar ndaj filmave pornografik që në moshën 11-vjeçare.

Në një intervistë për mediet e huaja, këngëtarja tha se e lëndon ideja që është ekspozuar në kontente pornografike që në moshë të vogël.

Billie u shpreh se në periudhën kur filloi të ketë eksperiencat e para seksuale, nuk u thoshte jo gjërave që nuk ishin të mira për të.

Edhe pse e dinte se ishte diçka e dëmshme për shëndetin mendor, ajo ndiqte materiale pornografike.

Gjatë intervistës 19-vjeçarja u shpreh se pornografia është e turpshme, pasi këngëtarja ka parë skena të dhunshme dhe abuzive.

Gjithashtu Billie, kritikoi mënyrën se si pornografia paraqet trupat e grave dhe përvojat seksuale.

Ndër të tjera këngëtarja tha se shikimi i përmbajtjeve të tilla, kur ajo ishte e vogël i ka  “shkatërruar” trurin dhe ka bërë që ajo të shohë makthe natën.

Fituesja e  çmimeve Grammy, ka kaluar pjesën më të madhe të jetës të adoleshencës në sytë e publikut, pasi e ka nisur karrierën e saj që në fëmijëri.