Home AKTUALITET Elbasan/Zbardhen dhe dokumentohen 2 raste të vjedhjes së materialeve të duraluminit

Elbasan/Zbardhen dhe dokumentohen 2 raste të vjedhjes së materialeve të duraluminit

112

Zbardhen dhe dokumentohen 2 raste të vjedhjes së materialeve të duraluminit. 

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.  

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit:   

D. H., 23 vjeç dhe D. A., 28 vjeç, banues në fshatin Muçaj, Vorë, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”. 

Këta shtetas dyshohet se janë autorë të dy ngjarjeve të ndodhura gjatë dy ditëve të fundit, konkretisht:   

Më datë 24.03.2022, në Bradashesh, dyshohet se kanë vjedhur grilat e dritareve prej duralumini në banesën e shtetasit F. P.

Më datë 23.03.2022, në fshatin Xibrakë, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin disa elemente duralumini, profile dhe korniza dritaresh, në objektin në pronësi të shtetasit N. Sh.;   

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një automjet dhe pajisje të ndryshme që shërbejnë për çmontimin e dyerve dhe dritareve prej alumini.   

Vijon puna për dokumentimin e plotë të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. 

Materalet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”.