Nënstacioni i energjisë elektrike në Bradadesh është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se forcat zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes dhe ndërhynë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndonëse shumë pranë me paraburgimin flakët nuk rrezikojnë godinën.

Paraprakisht dyshohet se shkak i rënies së zjarrit është bërë një transformator që shërben për furnizim me energji elektrike.