Kjo e shtunë ishte vërtetë ditë feste për besimtarët mysliman në Elbasan. Veç kremtimeve për Kurban Bajramin, ata munden të faleshin në xhaminë e sapo përfunduar ne qendër të qytetit , atë të Ballies.
Pas 55 vjetësh, që nga prishja e xhamisë së Ballijes, rreth 1000 besimtarë nga Elbasani por jo vetëm kanë kryer ritin e faljes në ditën e shenjtë atë të Kurban Bajramit në pjesën e jashtme të xhamisë, ndërsa një numër i lartē besimtarësh ishin vendosur përgjatë bulevardit qendror. Përfaqësues të myftinisë dhe besimtarë përcollën urimet e tyre për ditën që simbolizon sakrificën njerëzore në emër të krijuesit.

E lartësuar si një fisnike, në vendin e saj shumë shekullor, kjo xhami edhe një herë tregoi respektin dhe qytetarin e një qyteti të lashtë sa vetë Ballija.