Prej shekujsh vijon në harmoni

Toleranca fetare në Shqipëri është një çështje e trajtuar si një karakteristikë kombëtare dhe arritje e jashtëzakonshme e vendit dhe shqiptarëve.

Ndër shekuj Elbasani është shquar për bashkëjetesën fetare.Vit pas viti kjo traditë ka ecur duke ruajtur më së miri vlerat e një bashkëjetese tolerante dhe harmonike mes të gjithë besimeve.

Kjo bashkjetesë e besimeve fetare tek shqiptari, dhe mes shqiptarëve të besimeve të ndryshme, është komentuar herë-herë si një nga vlerat më positive të vendit tonë.

Edhe qytetarët e Elbasanit shprehen se për ta bashkëjetesa fetare është diçka për të cilën ndjehen krenarë. Thonë se për vite besimtarë të feve të ndryshme kanë bashkëjetuar me njëri tjetrin pa asnjë problem.

Një tjetër dukuri e përhapur në vendin tonë përmendim dhe martesat mes personave mes besimeve të ndryshme.Në Shqipëri aktualisht janë të zyrtarizuara 5 besime fetare, myslimanët sunitë, bektashinjtë, katolikët, ortodoksët dhe protestanët.