Nga Erion Murataj

Elbasani!
Nuk është rastesi që Elbasani një nga kryeqendrat industriale të post viteve ’90 ku askush nuk vuante nga papunësia u ç’bë.
U shkatërrua gjithçka në themel.
Industria e rënde u coptua dhe u shit nga njerëz të Berishës, Nanos dhe Metës të cilët sot janë dhe të “zhdukur”.
Ushtria kub, Elbasani, që ishte baza më e fuqishme logjistike u vodh dhe u shit nga njerzit e pushteteve në rrokada kameleonësh në aksin kohor 1996-2007.
Industria e lehtë dhe ajo ushqimore u ç’bë për interesa të fshqinjëve si kudo në Shqipëri.
Zengjin të rinj dolën si kërpurdha pas shiu.
Por Elbasanit nuk i ç’bën dot kulturën.
Këtu politika e panderë nxorri kartën e bandave.
Beri ç’mos që Elbasanit t’i vihej damka duke futur në hasmëri miqtë e dikurshëm për shkak të tifozllëkut politik.
A ja dolën?
Fatkeqsisht po !
Sot plani i tyre po ecën në drejtim të eksodit të rinisë në fund të të cilit Elbasani do të jetë fantazma që ata deshën.
Ofertat e tyre janë të mundurit e dikurshëm ose ciraket tifoz që komandohen lehtë.
Vendimarrja kolegjale si këshillat ka humbur besimin e qytetarëve.
Kulti i individit ka zënë rrënjë në të katër kampet pushtuese të 32 viteve.
Po bandat ku janë?
Ku janë ata bij nënash që këta u përmendin emrin në çdo tv e portal si fatkeqesia e Elbasanit?
A krahasohen pasuritë e tyre me ato të të kandidatëve të 14 majit dhe familjarëve të tyre?
A krahasohen me pasuritë e kryemafiozëve politik të 32 viteve në politikë të cilëve bombat e korrupsionit me viktima qindra njerëz u kanë plasur në duar?
Gjithsesi është zgjedhje e qytetarëve ti besojnë përrallave me banda që vendosin fatin e qytetit të dytë më të madh në vend.
Elbasani !
Po është një nyje gordiane në çdo raport të agjnsive ndërkombetare për kontrabandën dhe drogën .
Dhe nëse ka ndonjë tifoz që beson se këtë e bëjn vërtet ata që u shiten si “banda” në media dua ti them: Po!
Kapo bandat e 14 majit janë ata që keni besuar 32 vite .
Hajvanët cirak te politikës 32 vjeçare.
E nëse për tifozllëk do ti ridashuroni mendoni për zërin tuaj në institucionet kolegjale.
Nëse vetën njeherë do ti besoni të rinjëve ka shumë mundesi që në 2025 të kuptoni kush janë bandat e Elbasanit 😉