Një sulm me thikë ka ndodhur në stacionin e metrosë Schuman në Bruksel , të hënën pasdite (30/1), në dalje të ndërtesës së Komisionit Evropian.

Sipas mediave ndërkombëtare, një person është plagosur ndërsa sulmuesi është arrestuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikëses si dhe dy autoambulanca.

Stacioni është evakuuar nga policia, ndërsa qarkullimi i trenave është ndërprerë në stacionin Schuman.

Deri më tani nuk dihen motivet e sulmuesit, por dëshmitarët okularë theksuan se ai ishte shumë i shqetësuar.