Reshje të dendura shiu dhe dëbore përfshijnë qarkun e Elbasanit. Në zonat e ulta bien vazhdimisht reshje shiu, ndërsa në zonat malore kanë nisur reshje të dëborës.
Sipas informacioneve të marra reshje dëbore po bien në zonat e thella malore të Gramshit, Librazhdit, Prrenjasit dhe Elbasanit. Në disa fshatra të njësive vendore Lenie, Skëndërbegas, Poroçan në Gramsh, Fushë Studen, Polis, Sopot, Stravaj në librazhd, Zavalinë, Gjinar, Labinot mal në Elbasan.
Reshjet kanë provokuar vështirësi në disa akse rrugore sidomos në aksin kombëtar Elbasan-Qafëthanë. Përgjatë këtij aksi ka rrëshqitje gurësh dhe inertesh që vështirësojnë qarkullimin e automjeteve. Por më e rëndë paraqitet situata në rrugë dytësore në të gjithë qarkun ku ka rrëshqitje, vërshim të ujit dhe inerteve në rrugë për shkak të prurjeve të përrenjve.
Aktualisht nuk bëhet fjalë për situatë emergjente, por në prefekturë është ngritur shtabi i emergjencës që mban lidhje me njësitë vendore.