Backa: “Jemi në kërkim të talentëve të rinj”
Historikisht Elbasani është njohur si qyteti sportdashës . Ndër dekada nga ky qytet kanë dalë emra të njohur sportistësh nga kategori të ndryshme. Në pallatin e vetëm sportiv që ka bashkia e Elbasanit vijojnë të stërviten talentet e rinj nga fushat e ndryshme. Sipas Mirand Backa aktualisht në këtë kompleks sportiv stërviten 15 ekipe ,3 prej të cilëve janë kolektivë. Gjatë një interviste të dhënë për “Egnatia News”Backa zbulon se momentalisht janë duke u rikthyer në normalitet pas vitit pandemik që i detyroi të qëndronin të shkëputur për më shumë se një vit nga zhvillimi i aktiviteteve sportive.
Backa thotë se që të ketë një zhvillim më të mirë sporti ka nevojë edhe për financime.
Backa thotë se aktualisht janë në kërkim të talentëve të rinj dhe fton të gjithë prindërit që ti angazhojnë fëmijët e tyre me sportin.
Aktualisht lojrat me dorë zhvillohen vetëm në ambientet e pallatit të sportit “Tomorr Sinani” po ky pallat ka nevojë për ndërhyrje sa i përket përmirësimit të infrastrukturës pasi investimi i fundit është bërë që në vitin 2001.