Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Fier-Ballsh, në afërsi të vendit që njihet si “Ura e Ballshit”.

Viktimë ka mbetur një person i paidentifikuar, që udhëtonte me motor.

Nga të dhënat e para, kalimtarë të rastit pohojnë se trupi i viktimës është gjymtuar.