Home AKTUALITET Eliona Pitarka e bën për herë të parë, nxjerr foto të partnerit...

Eliona Pitarka e bën për herë të parë, nxjerr foto të partnerit me bebin në krahë

70

Aktorja e njohur Eliona Pitarka u bë nënë për herë të parë me datë 22 Mars. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosi emrin Gala.

Eliona është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për jetën private dhe në rrjete sociale kanë munguar fotot me partnerin, i ati i Galës. Mirëpo, aktorja ka bërë një përjashtim këtë enjte dhe ka ndarë me ndjekësit foton më të ëmbël.

Në foton në fjalë partneri i saj shihet duke fjetur me të bijën në kraharor. “Vajza e babit”, ka shkruaf Eliona krahas fotos.