Sipas librit që do të publikohet nga Tim Higgins, “Power Play: Tesla, Elon Musk, and the Bet of the Century”, CEO i Tesla, Elon Musk ka kërkuar të bëhet CEO i Apple gjatë një bisede telefonike në 2016 me Tim Cook.
Siç shkruhet në libër, Cook sugjeroi që Apple të blinte Tesla-n, dhe në këmbim Elon Musk kërkoi të bëhej CEO. Fillimisht Cook pranoi, mirëpo kur Musk sqaroi se dëshironte të bëhej CEO i Apple, ai u përgjigj “F*** you” dhe e mbylli telefonatën.
Kur Musk u pyet rreth këtyre shkrimeve në librin e Higgins, ai tha se kjo gjë nuk është e vërtetë pasi ai dhe Cook nuk kanë folur kurrë bashkë. “Unë dhe Cook nuk kemi folur ose shkruar kurrë me njëri tjetrin. Ishte vetëm një pikë ku unë kërkova një takim me të për të folur rreth shitjes së Tesla tek Apple. Nuk kishte asnjë kusht të propozuar rreth blerjes. Ai refuzoi të takohej me mua. Atëherë Tesla kishte një vlerë sa 6% e vlerës së sotme.” tha ai përmes një tweet-i.