Në muajin tetor të vitit të kaluar, Elon Musk bëri një deklaratë mjaft të fortë në Twitter, duke iu përgjigur kështu komenteve të David Beasley, i cili tregonte se mjaftonte vetëm 2% nga pasuria e personit më të pasur në botë për t’i dhënë fund urisë në botë.
“Nëse World Food Programme, duke qenë transparent në shpenzimin e buxhetit, mund të përshkruajë në këtë thread në Twitter se si ekzaktësisht $6 miliardë do të zgjidhin problemin e urisë në botë, unë do të shes aksione të Tesla menjëherë dhe do t’i dhuroj.” tha Musk në Twitter.
Menjëherë pas këtij komenti United Nations World Food Programme publikoi një plan të hartuar se si kjo shifër parash do të ndihmonte në shpëtimin e jetës për shumë persona që vuajnë nga uria. Gjysma e kësaj shifre do të shpenzohej për të transportuar direkt ushqimin në zonat më të goditura nga uria, ndërkohë që pjesa tjetër do të shfrytëzohej si një voucher për blerjen e ushqimeve në zonat lokale për të përmirësuar ekonominë e vendit.
Disa muaj më vonë, më 14 shkurt të këtij viti, Tesla publikoi dokumente të cilat tregonin se Musk kishte dhuruar mbi 5 milionë aksione me vlerë $6 miliardë në fund të muajit nëntor. Në këtë dokument nuk tregohet se cili është marrësi i këtyre aksioneve, por besohet se ato i janë drejtuar World Food Programme.
Me sa duket Musk është bindur nga plani i prezantuar dhe ka vendosur të dhurojë një fraksion të vogël nga pasuria e tij për të ndihmuar njerëzit në nevojë.