Ditën e mërkurë Elon Musk tregoi se SpaceX po shpreson që të lançojë në fluturimin e parë orbital testues raketën Starship në janar, në qoftë se rregullatorët janë dakord.
“Ne do të bëjmë disa testime në dhjetor dhe shpresojmë që të lançojmë në janar.” tha Musk. Starship do të jetë raketa masive e gjeneratës së re që SpaceX po zhvillon. Ajo do të jetë në gjendje të transportojë valixhe dhe persona në misione të ndryshme në Hënë dhe në Mars.
Për momentin kompania po teston disa prototipe në ambientet në Texas dhe ka kompletuar disa fluturime të vogla testuese. Hapi i rradhës për kompaninë është lançimi i Starship drejt orbitës, por si fillim duhet të marrin një liçensë lançimi nga Federal Aviation Administration për këtë mision.
SpaceX dëshiron që Starship të jetë tërësisht e ripërdorshme, ku booster-at dhe raketa do të ulen sërisht në vendin e caktuar dhe do të rikuperohen për fluturime të mëtejshme.
“Unë mendoj se që jeta ndërplanetare të jetë e mundur me të vërtetë do të duhen të paktën 1,000 anije kozmike ose diçka e tillë. Qëllimi i SpaceX është avancimi i teknologjisë në mënyrë që humanët të jenë specie multi-planetare dhe të mund të fluturojnë më lehtë drejt hapësirës. Për momentin Starship është financuar 90% nga kompania.” tha Elon Musk.