Majkëll Jordan është akuzuar se e ka shkatërruar basketbollin, nga ish-shoku i tij i skuadrës te Chicago Bulls, Scottie Pippen, ndërsa lufta verbale mes të dyve vazhdon.

Pas publikimit të dokumentarit mjaft të suskesshëm “The Last Dance”, marrëdhënia mes dy legjendave të NBA është acaruar.

Në librin me kujtime, “Unguarded”, Pipen kritikon një nga emrat më të medhënj të botës së basketbollit për mënyrën se si sillej në parket.

“Mund të shkoj deri aty sa të them se Majku e rrënoi basketbollin. Në vitet 80, kur ne luanim, çdokush e qarkullonte topin, e ndihmonte ekipin. Kjo gjë u ndal në vitet ‘90.  Fëmijët donin që të ishin ‘si Majku’. Por Majku, nuk kishte qejf ta pasonte topin, nuk bllokonte, apo mbronte. Donte që të gjitha t’i bënin të tjerët. Kjo është arsyeja se përse unë mendon se LeBron James ësht lojtari më i madh që bashketbolli ka pasur. Ai bën çdo gjë dhe personifikon atë çfarë kjo lojë realisht është”.

Ish-basketbollisti theksoi se te Bulls ishte speciale marrëdhënia mes shokëve të ekipit dhe jo fakti se ata ishin të bekuar se luanin në të njëtën skuadër me Jordan.

Fanella e Pippen dhe Jordan është tërhequr nga Bulls për shkak të historisë që ata kanë bërë në klub.