Elton Heta është nismëtar i peticionit ndaj Google që gjuha shqipe të mos penalizohet dhe të jetë pjesë e platformave Google Ads dhe Adsense.

Heta që është me profesion IT dhe Web Developer në një intervistë për Telegrafin ka treguar se pse ka nisur këtë peticion dhe pse duhet të gjithë ne ta mbështesim në këtë rrugëtim.

Sipas tij, peticioni që ka nisur vitin e kaluar synon që të mundësoj për çdo shqipfolës njohjen e gjuhës shqipe nga dy platforma të Google, që janë Google Ads dhe Google Adsense.

Foto: Telegrafi
FOTO: TELEGRAFI

Për më tepër ai ka shpjeguar për humbjet që ka tregu me shqipfolës në Ballkan nga mosnjohja e gjuhës shqipe në Google Ads dhe Adsense si dhe përfitimet që do të kishin bizneset, agjencitë e marketingut, mediat por, edhe personat që punojnë si frelancers dhe ‘youtuberët’ nëse do të njihej gjuha shqipe.

– ADVERTISEMENT –

“Unë kam nisur një peticion rreth një viti më parë në platformën e njohur Change.org ( LINKU ). Peticioni erdhi si pasojë e jetës time të përditshme dhe problemeve të shumta që has çdo i ri shqipfolës, por, që ky problem theksohet kur bëhet fjalë për IT ose biznese ku teknologjia dhe platformat e Google janë mjet pune në përditshmëri. Peticioni që kam nisur një vit më parë synon që të mundësoj për çdo shqipfolës njohjen e gjuhës Shqipe nga dy platforma të Google që janë Google Ads dhe Google Adsense”, the Heta për Telegrafin.

Heta gjithashtu shpalosi se çka konkretisht përfiton Shqipëria, Kosova dhe gjuha shqipe nëse është pjesë e Google Ads dhe Google Adsense

“Në këtë rast ato që do përfitojnë nga njohja e gjuhës Shqipe nga Google Ads dhe Google Adsense janë të gjithë shqipfolësit pasi nuk do të përfitojë vetëm Shqipëria apo Kosova, ky peticion ofron lehtësi për të gjithë shqipfolësit kudo ndodhen. Kategoritë që do përfitojnë më shumë janë pjesa e bizneseve që pas kësaj do u ofrohet mundësia të reklamojnë bizneset e tyre në këto platforma pa u penalizuar nga gjuha Shqipe dhe pa diskutim do përfitoj dhe pjesa e mediave online, portaleve dhe çdo i ri apo e re që e shikon vetën në të ardhmen ose është aktualisht bloger apo influencer i çdo kategorie në Youtube pasi edhe në këtë platformë me pranimin e gjuhës shqipe përfitimet nga interneti do rriten ndjeshëm”, shtoi tutje Heta

Më herët gjuha shqipe veçse ka qenë pjesë e Google Adsense dhe Ads, dhe pastaj, në vitin 2012 u largua nga këto platforma duke shkaktuar pasoja te komuniteti në tregun online kryesisht.

“Në vitin 2012 Google vendosi pa një arsyeje konkrete të heqë gjuhën shqipe nga Google Adsense dhe Google AdWords (Google Ads) dhe kjo solli një penalizim të madh për këdo që po mendonte të krijonte një portal online apo të reklamonte biznesin e tij në këto platforma pasi nga ai moment kjo nuk ishte më e mundur duke i shkaktuar shqiptarëve humbje të mëdha në botën e teknologjisë”, shpjegon tutje Heta.

Peticioni që Heta ka nisur synon ta përmirësojë situatën në të cilën ndodhen bizneset dhe mediat në Shqipëri në lidhje me marketingun, gjithashtu ai beson se kjo do të ketë ndikim të madh në fushën e marketingut digjital në përgjithësi.

“Pranimi i gjuhës shqipe në këto platforma për këdo që ofron një shërbim marketingu apo edhe për agjencitë e marketingut që punojnë me gjuhën shqipe do jetë dita me lajmin më të bukur pasi kjo do jetë arritje dhe lehtësirat që do vijnë do të jenë të pafundme.

Duke pasur parasysh që Google është sot për sot motori i kërkimit më i populluar shumë kompani të tjera botërore do ofrojnë të tjera lehtësira për Shqipërinë, Kosovën dhe shqipfolësit kudo ndodhen pasi deri në ditën e sotme çdo shqiptar ka hasur probleme pa fund në platforma të ndryshme ku nuk mund të gjej në listën e shteteve Shqipërinë apo Kosovën dhe si pasojë nuk mund të përdori shërbime shumë të rëndësishme.

Duke pasur parasysh që Google është sot për sot motori i kërkimit më i populluar shumë kompani të tjera botërore do ofrojnë të tjera lehtësira për Shqipërinë, Kosovën dhe shqipfolësit kudo ndodhen pasi deri në ditën e sotme çdo shqiptar ka hasur probleme pa fund në platforma të ndryshme ku nuk mund të gjej në listën e shteteve Shqipërinë apo Kosovën dhe si pasojë nuk mund të përdori shërbime shumë të rëndësishme”, përfundoi Heta. /Katror.info

Intervista është realizuar nga Telegrafi.