Nga Erion Murataj

Kemi mësuar në gjeometri se paralelet janë dy vija që ecin krahë njëra-tjetrës dhe kurrë nuk takohen.
Duket paradoksale por dhe pse të lakuara kështu janë dhe rrugët e përshkruara nga dy superstarët e dikurshëm të Ramës të cilët kohë më pas u bën mish për top nga opinioni dhe nga vetë bashkpuntorët e tyre.
Më shtojnë vite jetë këta penalistët e tredhur që analizojnë vendime pa lexuar dosjen dhe pseudo analistët mediatik që I bëjnë gjyqin prokurorëve e gjyqtarëve vetëm se del ambasadorja në deklaratë .
Këtë “ereksion” kolektiv me burim impotencën politike që nis në mejhane e përfundon në ambasada, e neveris!
E neveris si jurist e neveris si politikan por më shumë e neveris si qytetar.
Sajmiri e Vangjushi bashkë me Metën, Berishën dhe Ramën të marrin ‘çu takon.
Kakofonia e cmendur e impotentëve politik s’duhet të kthehet në kor turme për prokurorët dhe gjyqtarët.
Ata pak që I kanë ngelur sot sistemit janë duke bërë një punë heroike.
A ka palaço në mes tyre? Ufff, po dhe mezi pres ti shoh të shporren.
Por!
Pjesa e shëndoshë që ka ngelur e këtij sistemi të coptuar nga lufta politike e vettingut duhet sot të mbrohet, besohet dhe forcohet .
Sajmiri e Vangjushi janë njëlloj paralele të lakuara pa nder si çdo pjesë e kalbur e sistemit tonë të panderë politik 32- vjeçar.