Elvana Gjata lançoi para pak muajsh albumin e saj më të ri, që mban titullin “Çelu”, por mesa duket artistja shqiptare nuk e ka ndërmend që të ndalet pasi së shpejti do të sjellë bombën e radhës.
Nëpërmjet një postimi në “Instagram” ajo ka bërë të ditur se do të vijë shumë shpejt me një bashkëpunim me këngëtaren e famshme Inna, artisten e shumë hiteve si “Amazing”, “Sun is up”, “Deja Vu” e shumë të tjera dhe me muzikantin e njohur me emrin Sickotoy.
Ky projekt i ri muzikor do të vijë nën titullin “Papa’ dhe të gjithë jemi gjithë sy e veshë për të zbuluar të tjera detaje rreth kësaj kënge që me shumë mundësi do të arrijë gjithë suksesin e dëshiruar.
icon style