Pak ditë më parë, Tuti Sejdiu ka tronditur me rrëfimin e saj teksa ka treguar se në moshën 13-vjeçare është përdhunuar e trafikuar nga disa persona. Në një intervistë, ajo ka thënë se kurorën ia ka kushtuar familjes së saj, për një arsye mjaft rrënqethëse.

“Arsyeja që kam ardhë në Miss Universe janë familja ime, kam apliku, kam ardhë dhe nuk e kam besu që jam fituesja, kjo kurorë i dedikohet vetëm familjes time që kanë sakrifiku shumë për mu, e vazhdojnë që të sakrifikojnë.”

Tuti ka treguar se ishte vetëm 13-vjeçare kuR është trafikuar nga persona të ndryshëm, në Kosovë e Serbi.

“Në moshën 13-vjeçare jam përdhunu e jam trafiku nga persona të ndryshëm nga Kosova në Serbi, derisa prindi jem nuk ka lanë institucion pa kërku drejtësi, ata njerëz që janë mundu me ma marrë mu jetën ata sot janë në liri, nuk janë në burg, babi vetëm pse ka kërku ndihmë për mu, nuk është pranë meje po është në burg, drejtësi nuk ka pas asnjëherë. Çka është më e rënda, babin nuk e di a është mirë, nuk e lejojnë as me na thirr në telefon, as me e pa e me i fut rroba në burg, nuk e di në çfarë gjendje mundet me kanë, unë them publikisht se unë do të luftoj për babin jo për veten, e kam me nxjerrë drejtësinë në vend. Kjo kurorë ka vlerë të madhe për mu e ka dëshmu që unë jam femër e fuqishme e pranë familjes, pavarësisht sfidave. Asgjë nuk më dojket e vështirë në jetë, vetëm duhet të ketë pak durim”, tha Sejdiu në një intervistë për ATV.

Të shumtë kanë qenë ata që janë prekur dhe shokuar nga ky rrëfim, ndër ta dhe Adriana Matoshi, e cila publikoi një fotografi me bukuroshen Sejdiu në InstaStory, krahas së cilës dha një mesazh dhe mbështetje për Miss-in.

“Tuti Sejdiu, një çikë e fortë që vendosi me shpalosë historinë e saj në momentin që fitoi titullin e më të bukurës në ‘Miss Universe Kosova’! Qëllimi i saj nuk ishte titulli i më të bukurës, po prurja e drejtësisë në vend! Ajo tani është në duar të sigurta dhe me njerëzit që punojnë për të çuar në vend amanetin e saj! Një femër si ajo i duhet shtetit! E fortë, e bukur dhe shumë motivuese”, ka shkruar Adriana.

icon style