Janë arrestuar babë e bir si autorë të dyshuar të ekzekutimit të biznesmenit Rakip Roli, ditën e djeshme në Laç. Të arrestuar janë babë e bir, Skënder dhe Llej Lika.
Ndërkohë, mësoht se Policia ka arrestuar dhe një person të tretë, Klaudio Beleshi, i cili i ndihmoi babë e bir të fshiheshin pas kryerjes së krimit.
Babë e bir janë vënë në pranga në zonën e Fushë-Milotit. Në operacionin e arrestimit janë angazhuar forcat policisë të Komisariatit të Kurbinit.
Ditën e djeshme ka mbetur i vrarë biznesmeni 55-vjeçar Rakip Roli gjatë momentit që po i jepte makinës në dalje të Laçit.
Roli në vitin 2011 ishte arrestuar për rrahjen me sende të forta të një 22-vjeçari me inicialet I.S. Po ashtu dy djemtë e tij Emiljano dhe Isuf Roli janë personazhe të njohur në botën e krimit pasi janë akuzuar për trafik droge në vitin 2017.
Si ndodhi vrasja
Burime bëjnë me dije për Fax News se autorët e këtij atentati kanë qenë 2, të cilët kanë qenë duke lëvizur me këmbë në momentin e vrasjes.
Mësohet se makina e viktimës ka ecur dhe për disa metra pas breshërisë së plumbave, dhe ka përplasur dy mjete të tjera.
Mësohet se Rroli ishte biznesmen në fushën e materialeve të ndërtimit. Burime bëjnë me dije se viktima ka ndërruar identitetin e tij, pasi më parë ka pasur emrin Rakip Roli, dhe ka qenë i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur 10 vite më parë.
Rroli ka qenë i arrestuar për dhunimin e një të riu, dhe ka bërë disa vite burg për këtë. Rroli po ashtu ka disa mjete transporti ndërqytetas. Gazetari i Fax News Fatjon Gjinaj raporton se konflikte të hapura ka pasur edhe djali i viktimës.