Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen në aksin rrugor Shkodër – Velipojë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur fshati Trush, ku një automjet me drejtues 41-vjeçarin me iniciale V. J, ka përplasur një këmbësor.

Si pasojë e plagëve të marra 80-vjeçari H.F, nuk ka mundur të jetojë.

Njoftimi i policisë Shkodër:
Më datë 11.12.2021, rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, në vendin e quajtur fshati Trush, një automjet me drejtues shtetasin V. J., 41 vjeç, banues në fshatin Ganjoll, Shkodër, ka aksidentuar shtetasin këmbësor H. F., 80 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.
Si pasojë e përplasjes shtetasi H. F., ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit shtetasi V.J. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.