Policia britanike ka vënë pas hekurave 3 të rinjtë shqiptarë të cilët ishin shpallur në kërkim që pre janarit të vitit të shkuar pasi vranë brutalisht një 23 vjeçar.
Mediat britanike raportojnë se 3 të rinjtë shqiptarë Josif Nushi, Mihal Dhana dhe Hysland Aliaj u shpallën fajtorë për pjesëmarrje në vrasjen e Waga-s pas një seance gjyqësore në Newport Crown Court.
Trupi i Tomasz Waga, nga Dagenham në lindje të Londrës, u gjet në Westville Road në zonën Penylan të qytetit më 28 janar 2021, me shenja të rënda dhune.
Nushi u dënua me 20 vjet burg
Dhana u dënua me 16 vjet burg
Aliaj u dënua me 10 vjet burg
Dy të tjerë, Gledis Mehalla, 20 vjeç, pa vendbanim të caktuar dhe Mario Qato, 27 vjeç, nga Lansdowne Road, Londër, u liruan nga akuza për vrasjen e Ëaga pasi Prokuroria nuk kishte prova të mjaftueshme.