Një 27 vjeçar është arrestuar nga Policia e Mallakastrës, pasi akuzohet se ka përndjekur një grua. Ka qenë vetë “viktima” e cila ka dënoncuar në Polici të riun me iniciale K. S., 27 vjeç, banues në Mallakastër.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin K. S., 27 vjeç, banues në Mallakastër, pasi ka përndjekur një shtetase”, thuhet në njoftimin e policisë.