Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin Librazhd-Prrenjas, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Trenit” në Dragostunje.
Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën pasagjeri Dorian Belba 18-vjeç. Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit Meglin Zeneli, Gerald Verçani pasagjer dhe Janikos Jorgo, pasagjer.
Të lënduarit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën.
