Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd.

Sipas informacioneve një automjet ka dalë nga rruga. Nje person ka humbur jeten.Janë plagosur 3 të tjerë. Të gjithë janë banues në Qukës të Përrenjasit.

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Librazhd-Perrenjas”, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. Z., 21 vjeç, ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri që udhëtonte në këtë automjet shtetasi D. B., 18 vjeç, si edhe kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerë të tjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Vijon…