Kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama ka prezantuar kandidatët e mazhorancës në 12 qarqet e vendit për zgjedhjet e 25 Prillit.
Sipas Ramës, ky është “Formacioni i Kombëtares për ndeshjen e 25 Prillit”.
Kryeministri shtoi se në krye të listave në 12 qarqet do të jenë të rinj e të reja, vajza dhe gra. Ndërkohë që nuk mungojnë as emra të njohur tashmë si zv/kryeministri Erion Braçe që do të drejtojë listën në Fier, ministrja e Arsimti Evis Kushi e para në Elbasan dhe ish ministret Lindita Nikolla e Mirela Kumbaro, të parat në qarqet Lezhë dhe Gjirokastër
Tirana – Najada Çomo dhe Luljeta Bozo
Durrës – Milva Ekonomi
Fieri – Erion Braçe
Elbasani – Evis Kushi
Vlora – Pranvera Resulaj
Lezha – Lindita Nikolla
Korça – Eni Zake
Berat – Hatixhe Konomi
Shkodër – Edona Bilali
Kukës – Greta Duraku
Dibër – Valdrin Krashi
Gjirokastra – Mirela Kumbaro
Ora news