Në Shqipëri rreth 72 mijë gra ky tetë Mars i gjen pa punë ndërsa më shumë se 150 mijë prej tyre punojnë pa pagesë në biznesin e familjes.

Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave flasin për një rënie të lehtë të papunësisë  tek  gratë, me 0.5%, krahasuar me vitin para.

Megjithkëtë gratë vijojnë ta kenë më të vështirë gjetjen e një pune se burrat.

68.2% e burrave nga 15 në 64 vjeç Institutit të Statistikave i rezultojnë të punësuar në  raport me 54.4% të grave të kësaj grupmoshe.

Si për gratë ashtu dhe për burrat sektori i bujqësisë ka numrin më të lartë të të punësuarve në Shqipëri. Ndiqet nga tregtia, shërbimet dhe administrata.

Pëveç në gjetjen e një pune hendeku gjinor mes grave dhe burrave vihet re dhe në nivelin e pagave.

Ndonëse ka pësuar një rënie me 0.6%  në raport me vitin paraardhës sërish burrat marrin një pagë bruto 10.1 % më të lartë se gratë.

Sektori ku diferenca është më e madhe është ai i prodhimit. /abcnews.al