Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Tiranë. Bëhet e ditur pas një konflikti për motive të dobëta, 42-vjeçari Robert Doka ka plagosur në këmbë Denis Kukën me të cilin po konfliktohej.Policia njofton se autori është vënë në pranga pas ngjarjes dhe është shoqëruar në komisariat.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga Doka. Ndërkohë, i plagosur ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al/